Klopp: Van Dijk është rikthyer në stërvitje

Klopp: Van Dijk është rikthyer në stërvitje

Virgil van Dijk ka mundur të humbasë ndeshjen e ditës së nesërme kundër Leicester Cityt.

Mbrojtësi i Liverpoolit, 27-vjeçari nuk ka munguar në asnjë ndeshje pos në takimin me Huddersfieldin e Florent Hadërgjonajt.

Holandezi nuk ka stërvitur pas një sëmundje gripale që e morri në qytetin turistik të Dubait. Mirëpo gjatë stërvitjeve të sotme është thënë se Van Dijk është rikthyer dhe ka stërvitur me klubin.

“ Virgil ishte pak i sëmurë, por ai stërviti me ne dje dhe sot. Do të shohim se çka do të ndodhë deri nesër” – deklaroi Klopp, shkruan Periskopi.

Jurgen Klopp mund të bie në presion të fitores në rast se sonte fiton Manchester City i Pep Guardiolës kundër Newcastle Unitedit.

Theksojmë se dallimi mes këtyre dyja skuadrave është katër pikë dhe se kanë mbetur edhe 15 ndeshje në Ligën Premier.

Ndryshe, Van Dijk deri më tani është paraqitur në 37 ndeshje për The Reds dhe ka shënuar vetëm një gol./Periskopi/

Shpërndaje në: