Arsenali afër finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e Barcelonës

Arsenali afër finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e Barcelonës

Arsenali është gati që të finalizojë huazimin e mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery në fillim të afatit të janarit theksoi se Arsenali nuk ka para për transferime përpos ndonjë huazimi.

Lajmi për huazimin e Surezit tek Arsenali filloi para një jave, sepse pas transferimit të mesfushorit të Ajaxit tek Barcelona, është bërë e ditur se Suarez nuk do të ketë mundësi të paraqitet në formacionin bazë të Barcelonës.

Arsenali thuhet se do të paguaj 2.5 milionë euro Barcelonën për huazimin e Suarezit deri në fund të sezonit.

Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë ditë së sotme./Periskopi/

Shpërndaje në: