Dy gola të Piatek e çojnë Milanin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Dy gola të Piatek e çojnë Milanin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur 2-0 Napolin duke kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Heroi i ndeshjes për kuqezinjtë ishte blerja më e fundit, sulmuesi Krizstof Piatek, i cili shënoi të dy golat e tij të parë me fanellën e Milanit në pjesën e parë.

Tashmë, kuqezinjtë presin të mësojnë kundërshtarin e radhës në Kupë, që do të dalë nga ndeshja Inter-Lazio. Ky takim do të luhet ditën e enjte./TCh

Shpërndaje në: