Pas Barcelonës dhe Milanit, edhe Lazio me Llapin i vihen pas Zhegrovës

Pas Barcelonës dhe Milanit, edhe Lazio me Llapin i vihen pas Zhegrovës

Lazio i është bashkuar Milanit në garën për të siguruar shërbimet e anësorit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira që ka Lazio me Genkun shkaku i transferimit të Segej Milinkoviq-Saviq, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Javën e kaluar është raportuar se drejtuesit e Milanit e kanë përcjellë nga afër Zhegrovën që nuk është paraqitur shpesh për klubin belg. Kjo e bën paksa të dyshimtë gjithë raportimin, duke qenë se mungesa e hapësira në Genk lë pak mundësi që ky lojtar të ketë hapësira në ekipe më të mëdha.

Sidoqoftë, edhe në rast se dështon Zhegrova në arenën ndërkombëtare, Llapi i Tahir Batatinës do t’ia ofronte një mundësi për të shkëlqyer në Superligën e Kosovës.

 

Shpërndaje në: