Arsenali në bisedime me Carrasco-n

Arsenali në bisedime me Carrasco-n

Arsenali ka filluar bisedimet me sulmuesin Yannick Carrasco që luan në ekipin kinez, Dalian Yifang.

Sipas mediave italiane marrëveshja mes Arsenalit dhe Interit për Ivan Perisic ka dështuar. Prandaj Arsenali tani ka filluar menjëherë bisedimet për të huazuar ish sulmuesin e Atletico Madridit.

Carrasco i’u bashkua Dalian Yifang në vitin 2016 dhe gjatë këtyre viteve asnjëherë nuk u përfshi në ndonjë spekulim që do të transferohet në Europë.

Pas marrëveshjes me Denis Suarez, kjo marrëveshje e Carrascos do të forconte edhe më shumë sulmin e Arsenalit dhe do të lumturonte fansat londinez./Periskopi/

Shpërndaje në: