Tifozët sulmojnë lojtarët në Kupën e Azisë (Video)

Tifozët sulmojnë lojtarët në Kupën e Azisë (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë gjatë gjysmëfinales së Kupës së Azisë mes Emirateve të Bashkuara dhe Katarit.

Katari ka mposhtur Emiratet e Bashkuara me shifrat 4-0 dhe për të shprehur mërzinë e tyre tifozët kanë vendosur t’i godasin me këpucë.Vendi organizator i Kampionatit Botëror 2022,pas kësaj fitoreje me “poker” në stadiumin “Mohammed Bin Zayed”, do të marrë pjesë për herë të parë në finalen e Kupës së Azisë.

Por tifozët e skuadrës që u eliminua, nuk kanë arritur ta përmbajnë veten kur kanë parë lojtarët të festonin para tyre dhe kanë sulmuar lojtarët e Katarit me sende të forta, të cilat kanë qenë këpucët që mbanin veshur, pa hezitim i kanë hedhur në drejtim të lojtarëve.


Sigurimi ka bërë të pamundurën që të ndaloj këtë gjest jo sportiv ndërsa Federata Aziatike e Futbollit ka njoftuar se do të nis investigimet për këtë incident të shëmtuar./Periskopi/

Shpërndaje në: