Prishtina udhëton në Hungari me shpresë për kualifikim
Prishtinasit edhe para një sfide të rëndësishme në garat ndërkombëtare në shtetin hungarez.
KB Prishtina sot me fillim nga ora 18:00 në Szolnok të Hungarisë do të përballet me ekipin Szolnoki Olaj në kuadër të Grupit I në FIBA Europe Cup.
Njëherësh kjo është edhe ndeshja e parafundit e KB Prishtinës në kuadër të këtij grupi, pasi ballafaqimin e fundit do ta luajë në kryeqytet më 6 shkurt kundër skuadrës turke Pinar Karsiyakas.
Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë, më 19 dhjetor 2018, Prishtina kishte triumfuar kundër Szolnoki Olajt me shifrat 81:76.

KB Prishtina tani ka pesë pikë pas katër ndeshjeve. Ajo pozicionohet e treta në Grupin I.
I pari është Oliver Wuerzburg me tetë pikë, i ndjekur nga Pinar Karsiyaka me shtatë. Në fund është Szolnoki Olaj.
Ndryshe, dy ekipet e para avancojnë në 1/8 e finales të FIBA Europe Cup./Periskopi/



