Ylli spanjoll rinovon kontratën me Barcelonën
Jordi Alba ka pranuar të rinovoj kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024
Pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij tek Barcelona. Alba ka heshtur të gjithë duke pranuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2024 , sipas El Larguero, transmeton Periskopi.

Marrëveshja do të zyrtarizohet këtë të premte.Ku edhe do të bie poshtë gjithçka sa i përket të ardhmes së futbollisit me klubet tjera.
Jordi Alba gjithsej për Barcelonën ka zhvilluar 275 ndeshje ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 52 të tjerë./Periskopi/



