Aubameyang me rekord të ri në Premier Ligë, lë prapa Henryn e Bergkampin

Aubameyang me rekord të ri në Premier Ligë, lë prapa Henryn e Bergkampin

Pierre Emerick-Aubameyang bëhet lojtari më i shpejtë që shënon 25 gola në Premierligë, për Arsenalin.

Sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang ka lënë prapa shumë ish-futbollistë të Arsenalit sa i përket shpejtësisë së golave në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Për 37 ndeshje të zhvilluara në ligën angleze, Aubameyang ka shënuar 25 gola ku edhe bëhet lojtari më I shpejtë në histori të Arsenalit.

Disa prej futbollistëve që Aubameyang la pas janë edhe legjendat e Arsenalit. Ata janë: Thierry Henry, Ian Wright e Dennis Bergkamp./Periskopi/

Shpërndaje në: