Guardiola ia ka ‘inatin’ Realit, përgjigjet trajneri Solari

Guardiola ia ka ‘inatin’ Realit, përgjigjet trajneri Solari

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola para disa ditëve kishte deklaruar se Barcelona, Juventusi dhe Bayerni janë skuadrat më të mira në dhjetë vitet e fundit.

Ndërsa trajneri i Real Madridit, Santiago Solari e ka kundërshtuar deklaratën e Guardiolas, shkruan Periskopi.

“Mendoj se mungesa e Real Madridit në listën e Guardiolës është e qëllimshme. Por ne nuk do ta diskutojmë atë. Real Madridi është klubi më i mire i shekullit dhe i historisë së futbollit”, – tha Santiago Solari.

“Gjithashtu dihet se në dekadën e fundit, Reali nuk e ka nënvlerësuar asnjë kundërshtar dhe ka arritur që të ketë sukses të madh në Ligën e Kampionëve”, shtoi Solari.

Real Madridi është shpalluar kampion i Ligës së Kampionëve 4 herë në 5 sezonet e fundit. Sipas deklaratës së Guardiolës në listë gjendet edhe Bayerni mirëpo gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016, Bayerni dështoi në çdo gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Periskopi

Shpërndaje në: