‘Llapi evropian’, trajneri i njofton në faqen e Facebookut lojtarët për të bërë masazhe

‘Llapi evropian’, trajneri i njofton në faqen e Facebookut lojtarët për të bërë masazhe

Klubi nga Podujeva, Llapi është duke u përgatitur në maksimum për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës. 

Fillimisht, në fund e stinorit vjeshtor u emërua trajneri i ri Xhengiz Rexhepi dhe më pas transferuan disa lojtarë, për të shpresuar për vendin e dytë eventualisht të parin, raporton Periskopi.

Tahir Batatina ka premtuar se do ta shëndërroj ekipin me norme evropiane, por gafa e fundit tregon të kundërtën.

Trajneri Rexhepi ka vendosur që me një postim në faqen zyrtare të Llapit të njoftojë futbollistët për termine e tyre, duke e cekur se nuk tolerohen vonesat.

Ndoshta futbollistët e Llapit e kanë të ndalur ‘smartphone-n’, ose vet trajneri nuk posedon një të tillë.

Ndryshe, Llapi gjendet në vendin e tretë me 35 pikë në Superligë. /Periskopi

Shpërndaje në: