Zyrtare: Arsenal transferon Suarezin

Zyrtare: Arsenal transferon Suarezin

Barcelona konfirmoi se mesfushori Denis Suarez u bashkua me Arsenalin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit, përpara se të fshinin njoftimin nga faqja zyrtare.

Postimi i fshirë konfirmoi se para largimit nga Barcelona, Suarez zgjati kontratën e tij edhe për një vit, transmeton Periskopi.

Përveç kësaj, njoftimi konfirmoi se ‘Topçinjët’ e kanë edhe opsionin për të blerë mesfushorin spanjoll në fund të sezonit, dhe do të paguajnë pagën e tij për pjesën tjetër të sezonit.

Unai Emery pak ditë më parë kishte konfirmuar se do të huazojnë një mesfushor, derisa Goal kishte kuptuar se ai do të ishte Denis Suarez.

25 vjeçari ka luajtur 71 ndeshje që kur u rikthye te Barcelona në vitin 2016, por këtë sezon ka vuajtur jashtëzakonisht shumë për të gjetur minutazh në fushë. /Periskopi

Shpërndaje në: