Kancer, çifut, budalla e arrogant, tifozët ‘masakrojnë’ yllin kosovar

Kancer, çifut, budalla e arrogant, tifozët ‘masakrojnë’ yllin kosovar

Arbër Zeneli kaloi te Reims nga Heerenveen me tifozët e skuadrës holandeze të cilët nuk e kanë pritur mirë largimin e yllit kosovar, të cilit ia kanë dërguar shumë mesazhe fyese në Instagram.

Arbër Zeneli kaloi tre vite te Heerenveen dhe ishte njëri nga lojtarët kyç të skuadrës, por largimi i tij në drejtim të kampionatit francez ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e klubit holandez.

Ylli kosovar me anë të një postimi në Instagram ka falenderuar Heereenvenin për tri vitet e kaluara në klub, por gjithashtu ai ka treguar edhe disa mesazhe ku shihet se tifozët nuk e kanë përjetuar mirë largimin e tij.

Dikur e kishin idhull dhe i këndonin pas ndeshjeve, derisa në momentin që ai u largua nga klubi tifozët e Heerenveenit e ‘masakruan’ me fjalë nga më të ndryshmet si ‘kancer’, ‘çifut’, ‘budalla’, ‘arrogant’ e madje kishte të tillë që i thonin se ai vrapoi pas parave. Por, 23 vjeçari ka thënë se këto fjalë fyese të në drejtim të tij vetëm se do ta bëjnë edhe më të fortë, shkruan Periskopi.

“Heerenveen, faleminderit për këto tre vite të mrekullueshme. Unë po e shkruaj këtë me gëzim pasi kam kaluar shumë mirë shokët e skuadrës dhe stafin. Natyrisht dua që t’i falenderoj edhe tifozët. Faleminderit shumë,” shkruan Zeneli në Instagram.

Gjithashtu ai kishte edhe disa fjalë për ata që e kishin fyer me mesazhe të shumta. “Haha dhe për të tjerët, vazhdoni ta bëni atë që po e bëni, unë do të bëhem edhe më i fortë. Kam nevojë për urrejtje pasi atëherë e di se jam në rrugën e drejtë,” përfundoi Zeneli.

Ndryshe, Arbër Zeneli është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Kosovë për vitin 2018. Ai shkëlqeu me fanellën e Kombëtares së Kosovës ku realizoi hat-trik në ndeshjen vendimtare kundër Azerbajxhanit(4-0) në kuadër të Ligës së Kombeve./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=-5l9Y1wlSPs

Shpërndaje në: