Liverpool si gjithnjë, gabon në ndeshjen vendimtare (VIDEO)

Liverpool si gjithnjë, gabon në ndeshjen vendimtare (VIDEO)

Liverpool ka dështuar ta çojë në +7 diferencën me Manchester Cityn, pasi ka barazuar 1-1 me Leicester.

Në fakt ‘Të Kuqtë’ e nisën në mënyrën më prefekte ndeshjen, pasi shënuan nëpërmjet Sadio Mane (3′).

Gjithsesi, në fund e pjesës së parë Harry Maguire (45′) barazoi gjithçka dhe vulosi rezultat përfundimtar 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, Liverpool provoi me të gjitha forcat të gjente fitoren, por ishte e pamundur në mbrojtjen e çeliktë të mysafirëve.

Xherdan Shaqiri u zëvëndësua në minutën e 67′.

Me këtë barazim, skuadra e Jurgen Klopp mbetet në vendin e parë me 61 pikë dhe çon diferencën në +5 me ‘Qyetatarët’, ndërsa Leicester në vendin e 11 me 32 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: