Skandal: Futbollistët e Kosovës sërish luajnë në lloç (Foto)
Gazeta Olle ka siguruar fotografi të ndeshjes së kategorisë U-19, që u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.
Aty shihen më së miri kushtet mizerie për prishtinasit dhe prizrenasit, të cilët pas “ndeshjes” në fushë nuk kanë as ku të pastrohen.
Sigurisht, nëse këto foto depërtojnë në mediat ndërkombëtare, pa diskutim që do të përbëjnë lajm të nivelit botëror.




