E mrekullueshme: Liga e Kampionëve do të luhet në Prishtinë

E mrekullueshme: Liga e Kampionëve do të luhet në Prishtinë

Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar që raundi i para-kualifikimeve të Ligës së Kampionëve të mbahet në Prishtinë, në stadium ‘Fadil Vokrri’.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Kosovës në Twitter ‘Kosovan Football’, përcjell Periskopi.

Ndeshjet e para-kualifikimeve zhvillohen gjatë muajit qershor, me Kosovën që merr pjesë me kampionin e Superligës.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, Drita si kampione në Superligë përfaqësoi Kosovën në kompeticionin më prestigjioz evropian.

Ekipi nga Gjilani arriti ta fitonte raundin para-kualifikues, pasi në gjysmëfinale mposhti Santa Colomnan 2-0 dhe në finale fitoi pa problem kundër vendasve të Lincoln Red Imps 4-1.

Më pas, gjilanasit u eliminuan në raundin e parë të kualifikimeve nga Malmo. /Periskopi

 

Shpërndaje në: