Trajneri i Nantes i përlotur për zhdukjen e Sala: Ishte faji im!

Trajneri i Nantes i përlotur për zhdukjen e Sala: Ishte faji im!

Dje Nantes luajti për herë të parë që pas zhdukjes së sulmuesit Emiliano Sala kundër St. Etienne. 

Fillimi dhe minuta e 9-të e ndeshjes ishin emocione me vete, pasi u përkujtua sulmuesi argjentinas, i cili tash e disa ditë është i zhdukur bashkë me pilotin e tij, raporton Periskopi.

Image result for Vahid Halilhodzic crying nantes
Koreografi, këngë dhe plotë emocione u përcollën gjatë ndeshjes së djeshme, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Të gjithë lojtarët e Nantes kishin veshur fanellat me emrin e Sala.

Image result for Vahid Halilhodzic crying nantes

Ai që qëndroi i papërmbajtshëm ishte trajneri Vahid Halilhodzi, i cili pas ndeshjes deklaroi se nuk duhej ta lejonte transferimit e tij te Cardiff.

‘‘Ndoshta unë jam fajtori që e lashë atë të transferohej në Cardiff, jam në gjendjen më të keqe në jetën time. Ky rast më ka goditur thellë në shpirt, jo vetëm mua por të gjithë lojtarët, jemi të shokuar dhe pa motiv’’, tha ai.

Image result for Vahid Halilhodzic crying nantes

Sala ishte duke u kthyer nga Franca për në Cardiff pasi përshëndeti bashkëlojtarët e tij te Nantes, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për të. /Periskopi

Shpërndaje në: