Ekipi turk ‘përzë’ kapitenin e kombëtares së Kosovës
Është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit dhe lëvizjet befasuese nuk kanë të ndalur.
Kësisoji, Rizespor ka vendosur që të largojë kapitenin e Kosovës, Samir Ujkanin. Kjo për shkak të numrit të limituar të futbollistëve të huaj, përcjell Periskopi.
Me shumë gjasa pritet që sonte Ujkani të gjejë ekipin e ri, që sipas mediave do të transferohet në Itali.

30 vjeçari do të largohet nga Turqia pa asnjë paraqitje zyrtare me fanelën e Rizespor.
Me Kosovën, Ujkani është paraqitur 24 herë, teksa edhe pozicioni i tij te ‘Dardanët’ është në dyshim për shkak të afrimit të Arijanet Muric. /Periskopi



