Portieri i Kosovës merr një lajm katastrofal para ndeshjes me Arsenalin
Gazetari Arlind Sadiku ka publikuar një pjesë të bisedës me portierin e Manchester Cityt, Arijanet Muric.
Ky i fundit po shpresonte që do të jetë pjesë e formacionit të ‘Qytetarëve’ për ndeshjen e fundjavës ndaj Arsenal, pas një lëndimi të vogël të portierit të parë Ederson, transmeton Periskopi.
Portieri brazilian u lëndua në ndeshjen ndaj Newcastle, të cilën ekipi i Guardiolas e humbi me rezultat 2-1.

Por gjithsesi Muric ia ka konfirmuar Sadikut që Ederson është i gatshëm për të dielën dhe do të luajë ndaj ‘Topçinjëve’.
Megjithatë, ylli i Kosovës pret rastin të mbrojë në ndeshjen e Carabao Cup, në finale ndaj Chelseat, e cila zhvillohet më 24 shkurt. /Periskopi




