Maskota spanjolle spiunon kampionin e La Liga-s

Maskota spanjolle spiunon kampionin e La Liga-s

Maskota e klubit spanjoll Valencia është dërguar për të spiunuar tek klubi katalan, Barcelona

Të shtunën  ekipi i Valencias do të përballet me Barcelonën në xhiron e 22-të në La Liga.  Valencia ka dërguar maskotën e saj për të spiunuar tek kampioni spanjoll për të dashur që të jetë një hap më përpara se klubi katalanas, transmeton Periskopi.


Misioni i spiunit është bërë edhe më parë në Premier Ligë nga trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa i cili bëri spiunazh tek kundërshtari i tij Derby County muajin e kaluar dhe Valencia ka bërë këtë gjë në formë të shakasë.


Maskota postoi në Twitter një dokument në të cilin shkruhej se Messi është i mirë dhe disa taktika të stafit se kush është portieri dhe kush duhet që të godas gjuajtjet e lira.


Pas postimeve të faqes së Valencias në Twitter erdhi edhe kundërpërgjigjja nga klubi katalan, Barcelona.


“ Umm … jeni duke bërë spinuazh tek ne? Ne nuk kemi një shkop këtu, por sot tek ne erdhi në vizitë GOAT- më i miri i të gjitha kohërave”- postoi në Twitter, Barcelona./Periskopi/

Shpërndaje në: