Zyrtare: Albin Kurti nënshkruan me klubin e Ligës së Parë
Mbrëmjen e së enjtes u mbyll edhe zyrtarisht afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Kosovë, ndërkohë që ish-kampionët e vendit vendosën që të transferojnë edhe disa futbollistë
FC Vushtrria ka bërë kërkesë për regjistrimin e Albin Kurtit. Nuk bëhet fjalë për liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, por për portierin 17 vjeçar nga Vushtrria, i cili e mban po të njejtin emër.

Transferimet e tjera gjatë këtij afati kalimtar te Vushtirra janë edhe Jon Xhaferi, Kushtrim Fazliu , Arjan Islami, Alban Rexhepi Alaudin Fazliu, Altin Maxhuni, Shkelzen Miftari, Ismet Caka, Leotrim Haxha dhe Andi Shala të cilët u regjistruan si futbollistë tek ish-kampionën e Kosovës.
Stinorin pranveror vushtrriasit do ta nisin nga pozita e parë në Ligën e Parë dhe do kërkojnë rikthimin në elitë pas tri vitesh qëndrimi në një rang më të ulët garash.



