Zyrtare: Batshuayi rikthehet në Londër, por jo tek Chelsea

Zyrtare: Batshuayi rikthehet në Londër, por jo tek Chelsea

Crystal Palace ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Michy Batshuayit.

Crystal Palace në orët e fundit të afatit kalimtar finalizoi huazimin e sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi deri në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi belg ishte në huazim te skuadra e Valencia-s dhe thuhej se ishte në bisedime me klubin rival të londinezëve, Tottenham. Mirëpo transferimi i tij tek Tottenham dështoi dhe kështu skuadra londineze mbeti e vetmja skuadër në Premier Ligë që nuk ka transferuar apo huazuar ndonjë lojtarë në dy afate kalimtare.


Me klubin gjerman, Dortmund, Batshuayi ishte fantastik ku në 10 paraqitje shënoi 7 gola kurse tek Valencia nuk ishte në formë të mire ku për 15 ndeshje shënoi vetëm një gol.

Batshuayi do të rikthehet në Londër por tani si lojtar i Crystal Palace dhe jo si lojtar i Chelsea-s, pasi ditë më pari Chelsea transferoi sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain./Periskopi/

Shpërndaje në: