El Classico në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
Sot u hodh shorti i Copa del Rey ku në gjysmëfinale do të përballet Barcelona dhe Real Madridi
Shorti i sotëm ka vendosur përballë dy klubet më të forta në botë ku brenda një muaji do të përballen tre herë me njëra-tjetrën.
The Copa del Rey semi-finals are set ⚔️ pic.twitter.com/9IwFrIlFwv
— B/R Football (@brfootball) February 1, 2019
Të gjithë prisnin që El Clasico të jetë finalja mirëpo shorti i sotëm nuk vendosi kështu. Ndeshja e parë nga të dy ndeshjet gjysmëfinale do të luhet me 6 shkurt në Camp Nou, kurse ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu do të zhvillohet më 27 shkurt.
Two Clasicos. Four days. ? pic.twitter.com/umesw6ZoEf
— B/R Football (@brfootball) February 1, 2019
Kurse ndeshja në kuadër të ligës do të zhvillohet me 2 mars gjithashtu në Santiago Bernabeu ku Reali i Madridit do të pres Barcelonën./Periskopi/



