‘Ipponi’ i Majlinda Kelmendit, i dyti më i miri në ‘Grand Prix’ Tel Aviv
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar një video me pesë ‘ipponët’ më të mirë të garës së Tel Aviv, që u mbajt pak ditë më parë.
Në kategorinë e -52 kilogramëve, e shkëlqyeshme ishte Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të artën, transmeton Periskopi.
Kelmendi në finale mposhti izraeliten Gili Cohen, për ta rrëmbyer medaljen e 26-të në karrierën e saj.
Megjithatë, ‘ipponi’ më i mirë i Majlindës është zgjedhur ai i çerekfinales ndaj zvicerianes Fabienne Kocher.
Kjo përmbledhje është bërë nga të dy kategoritë – meshkuj dhe femra.
Për më shumë ndiqeni videon nga minuta 1:15. /Periskopi



