Tragjedi në familjen e Ronaldos
Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare babai i Georgina Rodriguez, partneres së yllit portugez Cristiano Ronaldo. Ai vdiq pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon, ish-trajner futbolli, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Mediet e huaja shkruajnë se, i dënuari për trafik droge vdiq në Argjentinë.
Dy vite më parë, babai i Georginas pësoi ishemi në tru, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me kalimin e kohës.

Ndërkohë për të qenë me familjen e saj në momentin e pikëllimit,Georgina fluturoi në vendlindjen e saj Argjentinë disa ditë më parë.
Këtë javë partnerja e Ronaldos ishte në Buenos Aires, por nuk dha detaje për arsyet e vizitës së saj.
Tashmë mësohet se shkak i vizitës së saj ishte vdekja e të atit. Babai i saj ka qëndruar 10 vjet në burg, i dënuar për trafik droge.



