Ky është trofeu i vetëm që i mungon Sergio Ramosit si kapiten

Ky është trofeu i vetëm që i mungon Sergio Ramosit si kapiten

Sergio Ramosi arriti të ngrihet në këmbë pasi u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme kundër Gironës dhe arriti ta dëshmojë veten si kapiten i skuadrës, duke i ndihmuar madrilenët ta zënë një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Pasi që Real Madridi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 4:2, trajneri Santiago Solari pritej t’u jepte pushim lojtarëve kryesorë të tij. Megjithatë, Ramosi nuk e deshi një gjë të tillë pasi që kërkoi që ta sigurojë edhe më shumë kualifikimin.

Gjatë kohës sa 32-vjeçari e ka mbajtur shiritin e kapitenit, ai ka arritur t’i fitojë titujt e La Ligës, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës për Klube. Ai asnjëherë s’e ka fituar titullin e Kupës së Mbretit, por do të tentojë ta bëjë këtë gjë këtë sezon.

Ky synim i tij është bërë i qartë gjatë këtij sezoni të Kupës së Mbretit, pasi që Ramosi ka bërë më shumë paraqitje në këtë garë këtë sezon në krahasim me të gjitha sezonet e tjera, përveç sezonit 2013/14 kur madrilenët e fituan titullin e kampionit.

Ai është treguar vendimtar në rrugëtimin e Real Madridit drejt finales së këtij turneu edhe këtë sezon, duke i shënuar dy gola në ndeshjen e parë kundër Gironës, si dhe kur kishte udhëtuar vullnetarisht në Melillës për ndeshjen e parë të trajnerit Santiago Solarit si trajner i Real Madridit.

Nëse Ramosi dëshiron ta ngre titullin e Kupës së Mbretit si kapiten, për ta kompletuar kabinetin e tij, ai duhet ta mposhtë fillimisht rivalen, Barcelonën, në gjysmëfinale. El Clasico e parë do të zhvillohet në Camp Nou më 6 shkurt, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.

 

Shpërndaje në: