E jashtëzakonshme: Kosova mund Andorrën dhe kalon grupin parakualifikues për Kampionatin Botëror

E jashtëzakonshme: Kosova mund Andorrën dhe kalon grupin parakualifikues për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka kaluar grupin parakualifikues për kampionatin botëror 2020.

Djelmoshat tanë kanë shënuar fitore vendimtare sot ndaj Andorrës, me rezultat 5:3. Golat për kombëtaren tonë i shënuan: Ramadan Alaj (3), Oso Gjinovci dhe Dardan Topilla.

Fitore 5:1 “dardanët” kishin shënuar edhe dy ditë më parë ndaj Norvegjisë, ndërsa humbjen e vetme e pësuan nga Bjellorusia.

Kosova grumbulloi gjashtë pikë dhe zuri vendin e dytë, pas Bjellorusisë, e cila ishte organizatore e ndeshjeve të grupit B.

Shpërndaje në: