Chelsea shfryhet në ekipin e kosovarit, Higuain shkëlqen (VIDEO)

Chelsea shfryhet në ekipin e kosovarit, Higuain shkëlqen (VIDEO)

Chelsea ka arritur fitore bindëse ndaj Huddersfield, pas asaj humbje turpëruese 4-0 nga Bournemouth. 

‘Blutë’ fituan në Stamford Bridge 5-0 ndaj ekipit të Florent Hadërgjonaj, i cili ishte në bankën e rezervistëve sot.

Shpërthimi i Chelseat filloi qysh në minutën e 16′ kur N’Golo Kante dha një pasim të mirë për Gonzalo Higuain, i cili shënoi golin e parë me fanelën e ekipi londinez.

Në fund të pjesës së parë, Eden Hazard dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë.

Në gjysmën e dytë u shënua edhe dy gola me autor të njëjtë. Fillimisht, anësori belg (66′) shfrytëzoi pasimin e bukur të Ross Barkley dhe shënoi për 3-0, duke iu kundërpërgjigjur mjaft mirë kritikave të fundit nga trajneri Sarri.

Dhe goli më i bukur i ndeshjes u shënua nga Gonzalo Higuain, i dyti personal për të. Argjentinasi (69′) me një goditje potente mposhti portierin Lossl për të dytën herë.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes David Luiz (86′), që shënoi me kokë pas krosimit të Willian.

Chelsea rimerr pozitën e katërt me 50 pikë, ndërsa Huddersfield mbetet në pozitën e fundit me 11 pikë . /Periskopi/

Shpërndaje në: