A e ka prodhuar Serbia ‘Messin e ri’ – golashënuesi më i mirë në Bundesligë

A e ka prodhuar Serbia ‘Messin e ri’ – golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic sot shënoi në barazimin 1:1 ndaj Dortmund. 

Ky gol i sulmuesit serb i mjaftoi që ai të dilte i pari në listën e golashënuesve më të mirë në Bundesligë.

Por cila ishte karriera e Jovic, 20-vjeçari që duket se ka një të ardhme të ndritur përpara, shkruan Periskopi.

Sulmuesi serb është i huazuar tek ekipi gjerman, me të drejtë blerje, por kartoni i tij i përket momentalisht Benficas.

Ai ka lindur në Bosnje, më saktësisht në fshatin e vogël Batar afër Bijeljinës.

Image result for Jovic red star

Jovicit iu dha mundësia për të luajtur për Red Star Belgrade në 2005. Para se të bashkohej me ta, i ati e mori atë për të stërvitur me Partizanin, i cili kishte tentuar të nënshkruante me të në njëfarë kohe. Ata i ofruan babait të tij 200 euro në muaj për të luajtur me ta, por ai insistoi të qëndrojë me ‘Yllin e Kuq’. Ai ishte klinik përpara golit, teksa nga drejtuesit e ekipit serb cilësohej si një sulmues me ardhme të ndritur.

Dhe duket se drejtuesit e Red Star e kanë vërejtur talentin e tij, pasi ai ka shënuar në total 14 gola në 18 paraqitje në kampionatit elitar gjerman, mjaftueshëm për të qenë para goleadorit Rober Lewandowski, i cili ka dy gola më pak, 12 sosh.

Me këto paraqitje, shumë shpejt mund ta shohim në klubet e mëdha evropiane./Periskopi/

Shpërndaje në: