Skuadra kosovare i bën 34 orë rrugë, por Spanja merr vendim të papritur – nuk i njeh simbolet e Kosovës
Përvec që udhëtimi nga Kosova në Spanjë, për klubin e vajzave “Istogu” zgjati më shumë sesa që ishte parashikuar, probleme edhe më të mëdhaja për kosovaret u paraqiten pasi arritën në gadishullin Iberik.
Klubi kosovar do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të 1/8 të finales së Challenge Cup, në Malaga të Spanjës, sot dhe nesër, ashtu sic ishte arritur marrëveshja mes të dy palëve, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, për t’i zhvilluar këto ndeshje, autoritet e Spanjës kanë kërkuar që Istogu të luajë pa simbole shtetërore, gjë të cilën nuk e pranon klubi kosovar.
“Drejtuesit e Istogut nuk kanë pranuar që skuadra e Istogut të paraqitet në terren pa flamurin shtetëror të Republikes së Kosovës, dhe pwr kete qendrim ka perkrahjen e plot edhe të FHK-së e cila përkrahë Istogun që kjo ndeshje te zhvillohet vetem në kushte të barabarta, negociatat janë duke vazhduar”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.
Ndeshja pritet të fillojë në orën 18:30, mirëpo nëse Istogut nuk do t’i lejohet pjesëmarrja me simbole shtetërore të Kosovës, atëherë nuk do të pranojë të luajë.
Kjo nuk është hera e parë që sportistë kosovarë hasin në probleme të tilla në Spanjë, pasi që edhe në botërorin e fundit të Karatesë, Spanja ua kishte ndaluar përfaqësuesve të Kosovës të përdornin simbole shtetërore.
Për këto probleme, Spanja ka pasur vazhdimisht presion nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që i kishte kërcënuar autoritetet spanjolle se nëse probleme të tilla vazhdojnë të ndodhin, atëherë atyre mund t’u ndalohet organizimi i garave ndërkombëtare.



