Gol në stilin e Cristiano Ronaldos, të gjithë po flasin për yllin kosovar (VIDEO)
Mesfushori kosovar i Melaka Unitedit, Liridon Krasniqi, e ka shënuar një gol spektakolar dhe e ka asistuar një tjetër në ndeshjen kundër Petaling Java Cityt.
Klubi nga Malajzia, Melaka Unitedi, e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:1, falë kontributit të Krasniqit, i cili ishte i përfshirë në të dy golat e shënuara, Përderisa goli i tij aq i jashtëzakonshëm, saqë mund të jetë konkurrent për golin e vitit, kosovari është shprehur i kënaqur edhe për asistimin.
“Boooom.. Jam i lumtur për golin dhe asistin. Asist i mirë, vëlla #LK10”, shkruan Krasniqi në Instagram.
Më 19 janar të këtij viti, Krasniqi u transferua nga Kedag në Melaka United. Këtë transferim ai e siguroi pasi që bëri paraqitje mbresëlënëse gjatë sezonit të kaluar, të cilat ia fituan atij edhe çmimin për futbollistin më të mirë në Malajzi.
27-vjecari ende nuk ka luajtur për asnjë ekip kombëtar në ndeshje zyrtare. Ai i ka vetëm dy paraqitje për ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë. Pasi që Kosova nuk e ka thirrur atë pasi u pranua nga FIFA, Krasniqi ka bërë të ditur se ai dëshiron të luajë për Kombëtaren e Malajzisë.



