‘Derbi modern’ i basketbollit zhvillohet nesër në Suharekë
Nesër, me fillim nga ora 17:00, palestra ’13 qershori’ në Suharekë do jetë mikpritëse e kryendeshjes së javës së shtatëmbëdhjetë të basketbollit kosovar.
Golden Eeagle Ylli do luajë përball Rahovecit, me ekipet që pas Prishtinës, janë ndër më të organizuara këtë sezon të Superligës së Basketbollit.
Për ju që nuk keni informacione, një rivalitet i madh egziston mes dy tifozërive përkatëse, ‘Xhebrailave’ nga Suhareka dhe ‘Vreshtarëve’ nga Rahoveci, shkruan Periskopi.
Sa herë që janë ndeshur këto dy skuadra, atmosfera ka qenë impozante dhe e papërshkrueshme, ku nuk kanë munguar as incidentet
Dhe nesër pritet të jetë kështu, me tifozë suharekas që kanë njoftuar se do jenë masovikisht në palestër për ta mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të nxehtë.
Në anën tjetër, ‘Vreshtarët’ nuk kanë njoftuar udhëtim për në Suharekë, çka e zbeh sadopak atmosferën e ndeshjes.
SI FILLOI RIVALITETI?
KB Rahoveci sa ishte në Ligën e Parë i luante ndeshjen në ’13 qershori’ në mungesë të palestrës në qytetin e tyre, e cila tash e sa vite ka mbetur pa u ndërtuar.
Por një episod ‘horror’ që ka ndodhur në futboll ka zhvendosur rivalitetin në basketboll.
Tifozët rahovecas sulmuan me ‘elektroshok’ futbolistët e Ballkanit gjatë kohës sa ishin në Ligën e Parë të dyja ekipet, transmeton Periskopi.
E kjo ka idinjuar tejmase suharekasit që nuk e lejuan më Rahovecin t’i luante ndeshjen në palestrën e tyre dhe duke hapur një rivalitet të ri mes dy tifozërive, që deri më tani nuk ka përfunduar me ndonjë tragjedi.
TË GJITHA PËRBALLJET MES YLLIT DHE RAHOVECIT:

Ndryshe, Ylli është në vendin e dytë me një pikë më shumë se sa Rahoveci, 27 respektivisht 26 pikë.
Këngë, festime, emocione dhe gjithçka tjetër do dëgjoni në palestrën ’13 qershori’ nesër, ku spektakli është i garantuar. /Periskopi/



