‘Çmendet’ Pochettino: Heung-Min Son është si Messi
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e krahasoi lojtarin Heung-Min Sone me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi koreano-jugori shënoi golin vendimtar përball Newcatles.
Son bëri diferencën në ndeshjen kundër ekipit të Rafa Benitez, teksa shënoi shtatë minuta para se të përfundonte ndeshja.
Goli i shënuar bëri që ai të kapte kuoten e 10 të tillëve në Premier Ligë, dhe trajneri Pochettino është tejet i lumtur.
”Ai punon shumë, gjithmonë duke vazhduar, kurrë nuk heq dorë. Ai përpiqet, përpiqet, përpiqet. Përpiqet të bëjë diçka me dhe pa top, ai është shumë i rregullt dhe i qëndrueshëm, kjo është më e rëndësishmja”.
”Son është si kur një bateri, punon, punon, punon dhe pastaj bateria harxhohet. Ai ju jep gjithçka dhe kur harxhohet thotë: ‘Unë kam nevojë për ndryshime ose [që ai] ka nevojë për të pushuar”.
”Mendoj që ai i ka lëvizjet e Messit me këmbën e djathtë”, tha trajneri argjentinas para gazetarëve. /Periskopi/



