Te Chelsea u largua si i dështuar, te Milani po konsiderohet si ‘profet’

Te Chelsea u largua si i dështuar, te Milani po konsiderohet si ‘profet’

Tiemoue Bakayoko erdhi me bujë nga Monaco te Chelsea, por dështoi në mënyrën më të keqe. 

Megjithatë, ai ka rigjetur veten tek skuadra e Milan, pasi u huazua nga ‘Blutë’ për një sezon.

Për këtë ka folur trajneri Gennaro Gattuso që ka theksuar se dëshiron një marrëveshje përfundimtare me të, duke u shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e fundit me fanelën e ‘Rossonerëve’.

Image result for gattuso bakayoko

Pak ditë më parë, 24 vjeçari deklaroi se është ëndrra e tij që të mbetet pjesë e Milan.

”Në këtë moment nuk mund të bëjmë pa të, ai duhet të qëndrojë në Milano”, tha ai në një konferencë shtypi përpara udhëtimit të së dielës në Romë.

”Ai po dëshmon aftësi teknike. Ti e di se unë nuk jam përgjegjës për financat, por ai sigurisht që na jep përmirësime themelore”, deklaroi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: