Futbollisti i skuadrës kosovare ka rrogën më të madhe se presidenti Thaçi
Situata financiare në futbollin kosovar ende është në gjendje të dobët, megjithatë ka filluar të ndryshojë në këto tri vitet e fundit.
Përveç, problemeve të mëdha në fushat e gjelbërta që përballen futbollistët e Superligës, ata përballen edhe me probleme financiare.
Me pranmin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, gjërat kanë filluar të ndryshojnë për të mirë.
Por, edhe në këtë sezon ekipet si Flamurtari e Besa e Pejës kanë pasur probleme për t’iu siguruar pagat futbollistëve të tyre, po ashtu edhe KF Ferizaji.
Ndërsa, klubet si Prishtina, Feronikeli këto probleme i kanë harruar. Skuadra nga Drenasi, gjatë këtij afati kalimtar ka nënshkruar me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Hamed Kone.
Sipas disa spekulimeve që po qarkullojnë, besohet se Kone është bërë futbollisti më i paguar në elitën kosovare, me një pagë rreth 3,500 euro bruto në muaj.

Kjo i do të thotë se ka rrogën 627 euro më të madhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që paguhet 2,873 euro.
Por, ende nuk ka ndonjë reagim nga klubi apo vetë lojtari, duke bërë që kjo të mbetet vetëm spekulim.



