Lojtari i Valencias e pëson keq nga përplasja me Pique (FOTO)

Lojtari i Valencias e pëson keq nga përplasja me Pique (FOTO)

Barcelona nuk arriti të merrte fitore në ndeshjen ndaj Valencias, duke e bërë edhe më interesante garën për titull.

Valencia ishte në epërsinë e dy golave (Kevin Gameiro 24′, Dani Parejo 32′), por Katalanasit barazuan nëpërmjet dy golave nga Leo Messi 39′ 64′. por nuk arriti të merrte tre pikë të plota.

Nga kjo ndeshje pësoi më shumë sulmuesi Kevin Gameiro, i cili edhe u zëvëndësua në minutën e 40′, raporton Periskopi.

Pas një përplasje të rrezikshme me Gerard Pique, francezit iu desh të largohej nga fusha.

Me të përfunduar ndeshja, ai ka postuar një foto se si dukej pas asaj përplasje. Syri i nxirë i tij tregoi se për pak milimetra ndoshta mund të ndodhte ndonjë gjë më e madhe. /Periskopi/

Image may contain: 1 person, close-up

Shpërndaje në: