Pas humbjes së Arsenalit ndaj Cityt, ky është reagimi i Xhakës në rrjetet sociale
Granit Xhaka ka reaguar në ‘Instagram’ pas humbjes së Arsenalit nga City në ndeshjen e Premierligës.
Xhaka mungoi në takimin e zhvilluar sot në ‘Etihad’, ku skuadra e tij e pësoi 3:1, transmeton Insporti
Mesfushori shqiptar ka munguar në ndeshjen e dytë radhazi, teksa rreth këtij lëndimi ka shkruar në rrjete sociale, ku ai e ka shoqëruar edhe me një foto ku shihet i shtrirë.
“E diel e vështirë”, ka shkruar 26-vjeçari në Instagram.
“Por, po bëj çkado që është e mundur të rikthehem nga lëndimi që më ka mbajtur jashtë fushave për dy ndeshjet e fundit.”
“Mezi pres të rikthehem në fushë dhe të luftoj bashkë me ekipin”, ka shkruar Xhaka.
Arsenali është në pozitën e 6-të, me 47 pikë pas 25 xhirove të luajtura në kampionat.




