PSG me ofertë për yllin e Manchester City
Kampioni francez ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Ibrahimovic që nga largimi i tij nga skuadra, pas dështimit për të nënshkruar me Antonio Greizman ata e dëshirojnë sulmuesin e Manchester City.
Aguero shihet si lojtari që do të udhëheqë sulmin e skuadrës franceze të drejtuar nga Unay Emery, sipas SundayExpress.
Ish lojtari i Atletiko Madrid është duke kaluar në formën e karrierës së tij në këtë sezon nën urdhërat e Pep Guardiolës.
28-vjeçari ka shënuar 14 gola në 15 paraqitje për ‘qytetarët’. /Periskopi.com




