Spalleti drejt shkarkimit nga Interi
Interi u mposht pasditen e djeshme në “San Siro” ndaj Bolognas (0-1), duke thelluar krizën që e ka përfshirë.
Zikaltrit janë duke menduar të shkarkojnë Luciano Spallettin, ku tashmë kanë gjetur një trajner deri në fund të sezonit.
Interi po mendon të afrojë ish-lojtarin e vet, Esteban Cambiasson, si trajner deri në fund të këtij sezoni.
Me të përfunduar ky sezon, drejtimin e zikaltërve pritet ta marrë Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.



