Spanja nuk e lejoi flamurin e Kosovës, por një hotel atje i nderon lojtarët e Istogut

Spanja nuk e lejoi flamurin e Kosovës, por një hotel atje i nderon lojtarët e Istogut

Klubit kosovar nuk iu lejua përdorimi i simboleve shtetërore në Malaga të Spanjës.

Klubi i hendbollit Istogu qëndroi disa ditë në Malaga të Spanjës, ku i zhvilloi dy ndeshjet e së tetës së finales së Challenge Cup ndaj ekipit vendës.

Edhe pse istogaset nuk u lejuan t’i përdornin simbolet shtetërore në lojë, ato patën tretman më të mirë në hotelin ku ishin vendosur.

Trajneri Faruk Shala e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, përmes së cilës ka treguar se hoteli ku ishte vendosur kontingjenti i klubit kosovar e kishte vendosur flamurin e Kosovës, në shenjë respekti për istogaset.

“Falenderoj stafin e hotel Rincon Sol ne Ricon-Spanje qe për nder te KHF ISTOGUT i akomoduar ne këtë hotel, gjatë gjithë kohesë mban flamurin shtetror te Repubikes se Kosovës”, ka shkruar Shala.

 

Shpërndaje në: