Feronikeli gati për Champions, premtojnë përfaqësim dinjitoz
KF Feronikeli është duke punuar intensivisht në mënyrë që t’i plotësojë gjitha kriteret që kërkon UEFA për ndeshjet e ndërkombëtare.Kampionët në fuqi, do të jenë skuadra e parë në historinë e futbollit tonë, që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Ligën e Kampionëve.UEFA pak ditë më parë konfirmoi vendimin që dy skuadra të Kosovës (kampioni dhe fituesja e Kupës së Kosovës), do të marrin pjesë në garat evropiane, Champions League përkatësisht në Europa League.Skuadra nga Drenasi deri më 31 maj, duhet t’i përmbush gjitha kriteret e UEFA për pjesëmarrjen në kualifikimet e elitës së futbollit evropian.



