Kurdisje në Superligën e Kosovës? Lojtari i njohur akuzohet se shiti ndeshjen dhe më pas u përjashtua nga klubi!
Ish futbollisti i Ballkanit, Liridon Kukaj në emisionin Sporti Total, ka thënë se pas ndeshjës Drita – Ballkani, ka marrur një mesazh nga menagjeri i klubit të tij, se është suspenduar nga klubi nga vëllau i drejtorit.
Por kanë qenë disa komentues që kanë shkruar dhe akuzuar futbollistin, për shitje loje.

“Sa euro i kape që e shite lojën 7+”, shkruan njëri nga komentuesit.
Ndërsa një tjetër shkruan “Liridon Kukaj autogolin të bukur e ke dhënë 7+”.
Kujtojmë se e vetmja ndeshje që Ballkani ka humbur e ku janë shenuar 7 gola është ajo e luajtur në Gjilan, ndaj Dritës që përfundoj me rezultat 6:1, për Dritën.
Kujtojm se tashmë, Kukaj është futbollist e ndimëstrajner i skuadrës së Dardanës në Ligën e Dytë.





