Pas formës të dobët Shaqiri ndërron këpucët, me të rejat synon t’ia fusë ‘frikën në palcë’ kundërshtarëve

Pas formës të dobët Shaqiri ndërron këpucët, me të rejat synon t’ia fusë ‘frikën në palcë’ kundërshtarëve

Xherdan Shaqiri ka marrë një palë këpucësh futbolli fantastike nga kompania e veshmbathjeve Nike, me të cilat shpreson se do t’ua fusë tmerrin në palcë portierëve kundërshtarë.

Kosovari Xherdan Shaqiri i ka prezantuar këpucët e tij më të reja Mercurials, të markës Nike, me të cilat do të luajë në ndeshjet e ardhshme për Liverpoolin dhe Zvicrën.

Këpucët e reja të Shaqës ngjyrë hiri të kombinuara me të verdhë, janë me grykë si dhe kanë të vendosur tre flamuj në pjesën e jashtme, të Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Shaqiri luajti 65 minuta në barazimin e Liverpoolit 1-1 me West Hamit të hënën në Premier Lige.

Shaqa i ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asiste në 25 paraqitje zyrtare deri më tani për të kuqtë që prej transferimit të tij nga Stoke City verën që lamë pas./Periskopi/

 

Shpërndaje në: