Pique mendon se ky lojtar është dashur të fitojë ‘Topin e Artë’ çdo vit nga që 2009
Mbrojtësi i Barcelonës është shprehur përmes rrjetit të tij social Twitter, pas ndeshjes me Sevillan, ku Messi ishte më meritori për fitoren e katalunasve në Ramon Sanchez Pizuan.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, fitoi çmimin edhe në vitin 2008, kur ai ishte me Pique në skuadrën e Manchester United, por tani Pique ka mendim tjetër rreth çështjes për futbollistin më të mirë në botë.
“Nëse Topi i Artë është dhënë për lojtarin më të mirë në botë, Leo do të kishte fituar atë çdo vit që nga viti 2009. Është në një nivel tjetër”, ka thënë 29-vjeçari në llogarinë e tij në Tëitter.
Vlen të theksohet se Ronaldo përsëri është favoritë të fitojë ‘Topin e Artë’. /Periskopi.com




