Labinot Tahiri i reagon show’it satirik ‘Ekspertiza’  

Labinot Tahiri i reagon show’it satirik ‘Ekspertiza’  

Deputeti Labinot Tahiri ka reaguar ndaj aktorëve të show’it satirik, Ekspertiza, në të cilën po analizohej muzika dhe puna e tij – raporton Periskopi.

Tahiri, fillimisht i ka falënderuar aktorët për përkushtimin ndaj emrit të tij, e më pas u thotë se jo gjithçka që kanë thënë aty për të është ashtu.

Tutje, në reagimin e tij në një koment në Instagram, Tahiri ka qajtur hallin e artistëve, të cilëve u thotë se shteti nuk ka bërë asgjë për juve.

Madje, ai thotë se për këtë është futur në politikë, për kushte më të mira për të gjithë.

Show satirik “Ekspertiza” transmetohet në kanalin e Gjirafës, ndërsa aty luajnë aktorët si Armend Baloku, Granit Uka, Jeton Zogiani dhe Fisnik Ademi.

Çdo herë aty sillet një personazh i ri, kryesisht këngëtar, i cili më pas analizohet nga aktorët.

Shpërndaje në: