Alarm në Prishtinë, Shpend Ahmeti tregon pse ndodhi
Alarmi u lëshua nga ora 05:20 deri në ora 06:15. E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar në një prononcim se alarmi nuk u lëshua nga komuna.
“Nuk kemi qenë ne, po sistem i KFOR-it i cili ka pas lidhje të shkurtë nga rrufeja”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Vlen të përmendet se sistemi i alarmit u testua nga komuna të shtunën, sikurse bëhet cdo të shtunë të parë të muajit.



