Fillojnë hetimet për tifozët e West Ham që ofenduan në baza racore Salahin

Fillojnë hetimet për tifozët e West Ham që ofenduan në baza racore Salahin

West Ham ka konfirmuar se kanë nisur hetimin për videon e cila u shfaq pas ndeshjes me Liverpool, ku një grupim i tifozëve vendas ofendonin në baza racore sulmuesin Mohamed Salah. 

Videoja tregon se ylli egjiptian ishte cak i sulmeve të tifozëve, derisa goditi një goditje nga këndi ata këndonin kundër fesë myslimane dhe e ofendonin golashënuesin më të mirë në Premier Ligë.

”Salah, ti mysliman i poshtër”, ”Q***** myslimanin”, dëgjohej teksa thonin tifozët, derisa njëri prej tyre e quajti ”simulues”, raporton Periskopi.

West Ham konfirmoi të mërkurën se klubi është “i vetëdijshëm për incidentin dhe ka nisur një hetim”.

Klub londinez u shpreh tejet ashpër me këto sjellje të tifozëve të tyre, duke treguar se nuk do të kenë asnjë pikë tolerance për ta. /Periskopi/

Shpërndaje në: