Liverpooli për një moment harron se e ka Manchester Unitedin rival të përbetuar (FOTO)
Më 6 shkurt të vitit 1958, avioni i British, me skuadrën e Manchester United në bord, u nda më dysh në tentativën e tretë për t’u ngritur nga pista e aeroportit. Si pasojë humbën jetën 23 persona, nga të cilët 8 lojtarë, 3 anëtarë të stafit, 8 gazetarë dhe 4 anëtarë ekuipazhit.
Ndër ekipet e para që i ofroi ndihmë asokohe ‘Djajve të Kuq’ ishte rivali i përbetuar, Liverpool. ‘Të Kuqtë’ i ofruan Unitedin disa lojtarë në mënyrë që klubi të vazhdonte garat në Angli.
Gjithashtu, Liverpooli është ndër ekipet e vetme që në çdo përvjetor kujton ‘Tragjedinë e Mynihut’, raporton Periskopi.
Edhe kësaj here me anë të një postimi në Facebook, ata kanë përkujtuar 23 viktimat e tragjedisë famëkeqe të vitit 1958.
Pavarësisht rivalitetit të madh në fushë, jashtë saj gjithçka ndryshon mes këtyre dy klubeve. /Periskopi/



