Zbulohet arsyeja pse Messi nuk starton sonte ndaj Real Madridit
Teksa u publikuan formacionet zyrtare të ndeshjes Barcelona – Real Madrid, befasia ndodhi kur emri i Leo Messit ishte në bankën e rezervistëve.
Pavarësisht raportimeve që argjentinasi do ta niste ndeshjen nga stoli, besohej se Valverde kishte marrë vendim që të startonte me të nga fillimi.
Mirëpo duket se raportimet para ndeshjes dolën të jenë totalisht të vërteta, si dhe të zbulohet arsyeja pse ai po qëndron sonte në stol, shkruan Periskopi.
#ElClásico match-winner again?
⏪ Leo Messi did THIS in 2011 ? #UCL @FCBarcelona pic.twitter.com/Hn1HQU1kVV
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 6, 2019
Valverde ka vendosur që ta pushoj Leo Messin për shkak të dhimbjeve që ka në trupin e tij, të cilat po shkaktohen për shkak të ndeshjeve të shumta që po luan ylli 31 vjeçar.
Trajneri spanjoll kohëve të fundit po vazhdon të ndjek këtë metodë duke e pushuar Leo Messin së paku në pjesën e parë, për arsye të angazhimeve të tij të shumta brenda fushës. /Periskopi/



