Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja e Kosovës vazhdon me ngritje, Shqipëria humb një pozitë
FIFA ka publikuar renditje e re të Kombëtareve, të parën për vitin 2019.
Kombëtarja e Kosovës është ngritur për një pozitë, nga vendi 131 në atë të 130.

Ngritjen më të madhe e ka bërë Katari që është ngritur për 38 pozita. Kombëtarja nga gadishulli arabik arriti të fitoj Kupën e Azisë. Kjo ngritje i ka kushtuar me një vend Shqipërisë që ka rënë në vendin e 61-të.

Kreu i tabelës mbetet i pa prekur. Belgjika vazhdon kryesimin e renditjes e ndjekur nga Franca, Brazili, Kroacia dhe Anglia. 



